BallinaLajmeHaradinaj e quan “maneken” prokurorin e Gjykatës Speciale

Haradinaj e quan “maneken” prokurorin e Gjykatës Speciale

Të ngjajshme

Dialogu Kosovë-Serbi në fokus: Vuçiq dhe Sorensen nisin bisedimet

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka pritur në një takim...

Totaj: Prizrenit i janë marrë mbi 12 milionë euro për kontratat kolektive

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka folur për çështjen...

Donnarumma në lot pas kritikave: Ne s’luajmë për para te shteti ynë…!

Portieri dhe kapiteni i Italisë, Gianluigi Donnarumma, shpërtheu në...

Nafta arrin 1.91€ në Kosovë – eksperti i ekonomisë: Shteti duhet ta heq akcizën

Njohësi i çështjeve të ekonomisë, Shkumbin Misini, ka thënë...

Përfaqësuesi i veteranëve të UCK’së, Nasim Haradinaj ka komentuar ardhjen e prokurorit të Specializuar, Jack Smith. Haradinaj i cili më parë e kishte quajtur ambasadorin amerikan “Palaço”, sot e ja quajtur prokurorin Smith ‘maneken’.

Në emisionin Frontal të Televizionit 7, Nasim Haradinaj e ka quajtur udhëheqësin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar ‘maneken’ që shkon e vjen, por që s’mund të bëjë asgjë, pasi Haradinaj beson në pastërtinë e luftës së UÇK’së.

“Gjykata është e dështuar që nga fillimi. Ata kanë me i harxhu paret që i janë nda. Do t’i paguajnë qiratë e burxheve që i kanë marrë por do të mbesin thatë” , ka thënë tutje Haradinaj.

Ai një epitet tjetër i kishte vënë edhe ish-ambasadorit amerikan Greg Delawie, të cilin e kishte quajtur “palaço”. Haradinaj thotë se nuk pendohet asnjëherë për fjalët që i ka thënë ndaj Delawies.

“Bota do ta sheh gabimin e saj. Nuk besoj që do të lejohet një gjykim fashist”, ka thënë përfaqësuesi i veteranëve. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz