back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeHaradinaj duke e pirë kafen e mëngjesit me nënën e tij, uron...

Haradinaj duke e pirë kafen e mëngjesit me nënën e tij, uron të gjitha gratë për 8 mars

Të ngjajshme

U dënua me 27 vjet burgim, ish-presidenti i Brazilit përfundon në spital

Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, të dielën la shkurtimisht shtëpinë...

40-vjeçari Luka Modric ia dhuron fitoren Milanit ndaj Bolognas

Luka Modrić shënoi golin e tij të parë me...

Lladrovci: Qytetarët kampionë nuk votojnë me sy mshel

Ramiz Lladrovci, në tubimin e parë zgjedhor, në vendlindjen...

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ka uruar sot Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Haradinaj, me një fotografi bashkë me nënë e tij, ka uruar 8 marsin duke bërë thirrje që edhe më tej shoqëria të angazhohet në forcimin e rolit të gruas.

“Le të na shërbejë dita e sotshme si pikënisje dhe inspirim për secilin prej nesh për të punuar shumë në këtë drejtim!’, ka shkruar mes tjerash Hardinaj.

Ky është shkrimi i plotë i Haradinajt:

Sot shënohet 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas. Populli shqiptar historikisht ka sakrifikuar jashtëzakonisht shumë, kurse gruaja ka qenë gjithmonë shtylla në përballje me sfidat nëpër të cilat kemi kaluar. Shoqëria jonë ka përparuar në respektimin e të drejtave të grave, por sigurisht se ka edhe shumë punë për t’u bërë. Na takon të gjithë neve që të angazhohemi në forcimin e rolit të gruas në familje dhe shoqëri. Le të na shërbejë dita e sotshme si pikënisje dhe inspirim për secilin prej nesh për të punuar shumë në këtë drejtim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz