Rikthimi në politikë, Musliu: Thaçi është shpëtimtari i këtij vendi
dp

Lexo edheDo dëbohen shqiptarët nga Gjermania? Flet deputeti Teich i AfD-së pas fitores

E pyetur në Klan Kosova nëse pas lirimit të tyre ekziston mundësia që Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerët të mos merren më me politikë, Musliu tha se një vendim i tillë u takon ekskluzivisht atyre.
Megjithatë, ajo dha edhe qëndrimin e saj personal për rolin që, sipas saj, Hashim Thaçi mund të ketë në të ardhmen e Kosovës.
“A do të dëshiroja unë që ata të jenë në politikë, mund të them që Hashim Thaçi është shpëtimtar i këtij vendi edhe ka me pas shumë problem me nxjerrë nga gremina ku e kanë fundosur sot politika aktuale, e cila e ka sistemin shtetëror në dorë. Përgjigjen përfundimtare e japin ata kur kthehen”, tha Musliu.

Lexo edheDo dëbohen shqiptarët nga Gjermania? Flet deputeti Teich i AfD-së pas fitores