back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajme“Fshesa e shtrenjtë e Qeverisë Kurti”

“Fshesa e shtrenjtë e Qeverisë Kurti”

Të ngjajshme

Media holandeze raporton për protestën kundër Gjykatës Speciale në Hagë

Tek Gjykata Speciale për Kosovën në Hagë, këtë të...

A dështoi VAR-i në Superligën e Turqisë? Ky gol nuk ju pranua sulmuesit të Fenerbahces

Skuadra e Fenerbahces është duke luajtur ndaj Trabzonsporit, ndeshjen...

Xhafer Gashi: Ne kemi kthyer dinjitetin e qytetarëve tanë

Komuna e Obiliqit ka ndryshuar rrënjësisht nën udhëheqjen e...

Shkelja e STOP-it i kushton rëndë, Ellen DeGeneres akuzohet për shkaktim aksidenti

Ellen DeGeneres po përballet me padi në Kaliforni, ku...

Këtë të diele me fillim nga ora 20:45 “Expose” prodhim medial ky i portalit “Gazeta Blic” sjell dokumentarin me temë shkarkimet e Qeverisë Kurti, të cilat nisen që në muajin e parë të punës me zyrtarë në pozita kyçe, Borde të ndërmarrjeve publike, konsujë e ambasadorë.

Të gjitha vendimet për largim nga puna, u mirëpriten në opinon, madje filluan të përhapen edhe batuta në rrjete sociale, duke i quajtur këto vendime si “fshesa Kurti”.

Por, askush nuk përmendi pasojat juridike të këtyre vendimeve, që mund të jenë objekt i gjykatave. Të shkarkuarit, tanimë kanë zgjedhur të padisin Qeverinë Kurti.

“Expose” ka intervistuar përfaqësuesit e tri Bordeve të shkarkuara, sekretarin e përgjithshëm të Infrastrukturës dhe një konsull. Të gjithë janë shprehur të bindur se gjykata do të vendos në favor të tyre dhe se do të marrin para të majme, si dëmshpërblim nga Qeveria, pas demit që iu është shkaktuar.

Prandaj, jo rastësisht “Expose” ka titulluar këtë dokumentar “Fshesa e shtrenjtë e Qeverisë Kurti”.Pjesë e këtij dokumentari, i cili transmetohet në faqen zyrtare të Gazeta Blic në Facebook do të jenë edhe njohës të çështjeve juridike, të cilët po ashtu japin vlerësime se dëmi do të jetë i madh ndaj shtetit.“Expose” në këtë dokumentar sjell rrëfime të rralla nga zyrtarët publikë, të cilët akuzojnë Qeverinë për vendime të kundërligjshme dhe me tendeca politike, për t’i eliminuar ata nga pozitat drejtuese, duke i kontaktuar edhe rreth orës 12:00 të natës.

Për këto dhe shumë informacione tjera, ju ftojmë ta ndiqni dokumentarin“Fshesa e shtrenjtë e Qeverisë Kurti”. /Gazeta Blic/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz