BallinaLajmeHaradinaj deklarohet nga Sofje: Në fokus do ta kemi liberalizimin e vizave

Haradinaj deklarohet nga Sofje: Në fokus do ta kemi liberalizimin e vizave

Të ngjajshme

Rrahja në Junik eskalon në të shtëna me armë

Një përleshje mes disa personave ka ndodhur të enjten...

Prishtinë: Një kinezi i grabiten para, nën kërcënimin e thikës

Një rast i grabitjes është raportuar dje në Prishtinë. Pak...

Grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova arrin në Arabinë Saudite

Grupi i parë prej 231 besimtarëve nga Kosova, që...

Nesër pritet të fillojë Samiti i Sofjes ku ka mbledhur përfaqësuesit e vendeve evropiane dhe atyre të Ballkanit Perëndimor.

Në Sofje të Bullgarisë tashmë ka arritur edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Menjëherë pas arritjes, Haradinaj është deklaruar se në këtë samit do të jetë delegacioni i plotë i Kosovës, duke përmendur këtu edhe presidentin dhe përfaqësuesin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

“Është delegacioni i plotë dhe është një agjendë që lidhet me agjendën e Sofjes dhe me Viena Forum, pra është një agjendë e gjerë”, ka thënë Haradinaj, shkruan Indeksonline.

Kreu i ekzekutivit ka thënë se Raporti i Progresit ka arritur që t’i bëjë palë të këtij samiti.

“Mendoj se Raporti i Progresit na ka bërë palë, pra jemi palë, kemi progresin integrues, por fokusin e kemi tek liberalizimi i vizave”, ka shtuar Haradinaj./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz