back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeHaradinaj bashkëpunim për fushatë me kompaninë e cila organizoi fushatën e Donald...

Haradinaj bashkëpunim për fushatë me kompaninë e cila organizoi fushatën e Donald Trump

Të ngjajshme

Ngërçet e këmbës, shkaqet e mundshme dhe parandalimi

Tkurrjet muskulore në pulpën e këmbës shkaktojnë shumë dhimbje...

Protesta masive në Ankara kundër gjyqit ndaj opozitës

Dhjetëra mijëra qytetarë protestuan të dielën e 14 shtatorit...

Viti 2024: Afër 80 mijë leje qëndrimi për shqiptarët në vendet e BE-së

Të dhënat e fundit të Eurostat bënë të ditur...

Ndonëse ka disa ditë që politikanët kosovarë kanë filluar fushatën për zgjedhjet e 11 qershorit, fushata zyrtarisht është hapur sot.

Ndërkaq, në luftën e ashpër për të fituar zgjedhjet, liderët e partive kryesore në vend duket se po shpenzojnë shuma marramendëse për marketingun e fushatës, në mënyrë që ajo të jetë sa më efektive, duke prodhuar spote publicitare nga më të ndryshmet, shkruan Indeksonline.

Në prag të zgjedhjeve, lideri i AAK-së, njëherit kandidat për kryeministër i koalicionit PAN, Ramush Haradinaj, nga burime brenda AAK-së, mësohet se do të ketë një fushatë unike. Kjo për arsye se për fushatën e tij do të përkujdeset kompania e njëjtë, e cila është përkujdesur edhe për fushatën e Presidentit Donald Trump, gjatë zgjedhjeve të nëntorit në SHBA.

“Kemi një marrëveshje me një kompani që ka qenë në fushatën e Presidentit Trump dhe jemi në bashkëpunim të ngushtë. Do të thotë po ndihmohemi prej një prej kompanive që kanë qenë pjesëmarrëse në fushatën e Presidentit të Amerikës dhe po koordinohemi mjaft mirë me ta”, tha një burim brenda AAK-së.

Ky burim nuk përmendi shifra se sa do të jetë shuma e shpenzuar për këtë fushatë, por meqenëse bëhet fjalë për një kompani prestigjioze, mendohet të jetë shumë marramendëse.

Burime brenda Indeksonline mësojnë se Haradinaj në këtë fushatë po përkrahet shumë nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta. Madje, është vetë Meta, ai i cili e ka bërë të mundshëm bashkëpunimin me kompaninë prestigjioze amerikane./Indeksonline

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz