back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeHaradinaj: Ambasadorja Çitaku, bartë një pjesë të fajit për përkeqësimin e marrëdhënieve...

Haradinaj: Ambasadorja Çitaku, bartë një pjesë të fajit për përkeqësimin e marrëdhënieve me Amerikën

Të ngjajshme

“Jemi takuar në një kafene”, Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë

Eduard Kuçi dhe Elijona Binakaj janë sqaruar me njëri-tjetrin...

SHBA-ja mbërthehet nga supergripi, po përhapet ‘frikshëm’ në Nju Jork

Ekspertët amerikanë thonë se një virus, i cili shkakton...

Napoli e fiton Superkupën e Italisë

Napoli ka fituar Superkupën e Italisë, pasi ka triumfuar ndaj Bologna me...

“Mërgata nuk duhet të përdoret prej politikës”, Gani Dreshaj tregon pikëpamjet e diasporës

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës,...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira...
- Advertisement -

Kryeministri Ramush Haradinaj ka arsyetuar deklaratën e tij lidhur me ambasadoren e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku, njofton Indeksonline.

Ditë më parë, Haradinaj Çitakun e ka quajtur ambasadore të Presidentit Hashim Thaçi.

- Advertisement -

 

 

Mirëpo, për këtë deklaratë, Haradinaj thotë se ka dyshime të bazuara. Krejt kjo për shkak se sipas tij, në qoftë se ka keqkuptime me Amerikën atëherë ato vijnë edhe nga mosparaqitja e gjendjes reale në vend nga ambasadorja Çitaku.

“Ambasadorja në raste të caktuara e ka paraqit shumë mirë interesin e vendit mirëpo kur na kem keqkuptime me Uashingtonin atëherë ka dyshime të bazuara se arsyet për keqkuptim janë edhe mosparaqitja e gjendjes reale ne vend se çfarë mendon lidershipi për temat”, tha Haradinaj në një konferencë për media.

Kreu i ekzekutivit, ambasadores së Kosovës ia ka hedhur edhe një pjesë të fajit për përkeqësimin e marrëdhënieve me Amerikën.

“Nëse ka përkeqësim siç po thuhet të marrëdhënieve atëherë të gjithë kemi një bazë të përgjegjësisë pra, përfshirë është ambasadoren”.

Hardinaj ka përsëritur edhe njëherë se taksa ndaj produkteve serbe do të mbetet.

Ai tha se janë duke kërkuar ndihën e të gjithëve që dialogu me Serbinë të vazhdojë e të mos ndërlidhet me taksën.

“Mënyra  mos me i prish marrëdhëniet me Amerikën dhe mënyra me  i forcuar më shumë, shpresoj që me i ndreq marrëdhëniet edhe me Serbinë, është me u arrit njohja reciproke me Serbinë me kufijtë ekzistues. Kjo është mënyra me dal prej ku jem. Jam thellë i bindur se do të gjendet një mënyrë që të  rikthehet dialogu për arsye se edhe Serbia edhe ne synojmë anëtarësimin në BE. Mos me u lidh, mos të kushtëzohet  me taksën dhe kërkoj ndihmën e të gjithëve që të kthehet dialogu por mos të lidhet me taksën”, deklaroi ai.

Ndryshe, Haradinaj gjatë ditës është duke qëndruar për vizitë në komunën e Gjilanit, me ç `rast është takuar me kryetarin Lutfi Haziri.

Ai gjatë ditës do të vizitojë edhe disa biznese në këtë komunë./Indeksonline

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz