BallinaLajmeHapet “GoFundMe”, për familjet e prekura nga përmbytjet në Gjakovë

Hapet “GoFundMe”, për familjet e prekura nga përmbytjet në Gjakovë

Të ngjajshme

Arrestohet tifozi që bëri abuzime raciste ndaj Antoine Semenyo-s

Skuadra e Evertonit ka njoftuar se është arrestuar tifozi...

Zgjedhjet e 7 qershorit, KQZ: 18 parti konfirmojnë pjesëmarrjen deri tani

Kur kanë mbetur vetëm edhe një ditë afat për...

Lako: Kosova ‘si Zvicra’ e rajonit për drejtësinë, krahasuar me Shqipërinë

Në një tryezë të organizuar nga Instituti i Kosovës...

Shala: Keqmenaxhimet në KEK po i paguan konsumatori

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka...

Pas përmbytjeve të fundit që kanë goditur Gjakovën, shumë familje janë përballur me vështirësi dhe nevoja urgjente për ndihmë.

Për t’u dalë në ndihmë këtyre familjeve, është iniciuar një fushatë humanitare përmes platformës ndërkombëtare GoFundMe.

Qëllimi i kësaj fushate është mbledhja e fondeve për të ndihmuar familjet e prekura nga përmbytjet me ushqim, veshmbathje dhe nevoja të tjera bazike.

GoFundMe është një platformë e sigurt dhe e besueshme, që mundëson donacione online nga kudo në botë.

Organizatorët kanë theksuar se procesi do të jetë plotësisht transparent.

Pas përfundimit të fushatës, familjet në nevojë do të verifikohen në terren nga koordinatori i Shoqatës “Bereqeti”, Hoxhë Abdurrahman Bejtullahu, në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës, ndërsa ndihmat do të shpërndahen në mënyrë të drejtë dhe të dokumentuar.

Në njoftimin e GoFundMe, qytetarët ftohen të kontribuojnë sipas mundësive të tyre, pasi çdo donacion, sado i vogël, ka rëndësi të madhe.

Ata që nuk kanë mundësi të dhurojnë, inkurajohen ta shpërndajnë këtë thirrje, duke kontribuar kështu në rritjen e solidaritetit dhe ndihmës për Gjakovën në këtë periudhë të vështirë.

https://www.gofundme.com/f/ndihme-humanitare-pas-permbytjeve-te-fundit-ne-gjakove?attribution_id=sl:32df129b-ecd6-4fb5-bfae-775d26ab7dab&lang=en_US&ts=1767729743&utm_campaign=man_sharesheet_dash&utm_content=amp17_ta&utm_medium=customer&utm_source=copy_link

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz