Hapet fondacioni online për policin Demaj, menjëherë janë grumbulluar 5 mijë euro
BILLI

Lexo edhePas vdekjes tragjike të 13 vjeçit nga Drenica, reagon Kryeministri Haradinaj

Me nderime të larta shtetërore është varrosur sot në Koshare polici i Kosovës, Izet Demaj i cili të enjten vdiq në detyrë gjatë një përleshje të armatosur.
Shumë qytetarë shpërndanë fotografinë e tij në profilet e tyre duke e quajtur atë hero.
Madje, për policin Demaj është krijuar edhe një fond ku po mbledhin para për familjen e tij.
Ky fondacion online deri tani ka grumbulluar pesë mijë euro që i kanë dhënë qytetarët për familjen e të ndjerit.

Lexo edhePas vdekjes tragjike të 13 vjeçit nga Drenica, reagon Kryeministri Haradinaj
Në përshkrimin e kësaj faqe thuhet se ky fond i dedikohet policit që ra në detyrë në Istog dhe se parat e grumbulluara do t’i dorëzohen familjes në mënyrë që sado pak t’i lehtësojnë gjendjen ekonomike të familjes.
“Ne i lutemi të gjithëve vullnetmirë për solidarizim që të mbledhim sa më shumë fonde këto të dedikuara familjes së Izet Demajt”, shkruhet ndër të tjerash në përshkrimin e kësaj faqe.
