back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmePas vdekjes tragjike të 13 vjeçit nga Drenica, reagon Kryeministri Haradinaj

Pas vdekjes tragjike të 13 vjeçit nga Drenica, reagon Kryeministri Haradinaj

Të ngjajshme

Haradinaj: Njohja nga Bahamas dëshmi se Kosova po konsolidohet në arenën ndërkombëtare

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,...

Vazhdojnë gërmimet në Rahovec, gjenden mbetje mortore të një tjetër personi

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur (KQPZh) ka njoftuar...

Supremja kthen në rivendosje çështjen e Ramadan Morinës, paraburgimi mbetet në fuqi

Gjykata Supreme e ka miratuar kërkesën për mbrojtje të...

Klodi hedh Benitën në pishinë, ja reagimi i saj

Një situatë qesharake ka ngjarë sot në shtëpinë më...

Kohëve të fundit janë rritur aksidentet fatale të komunikacionit në vend, dhe gjithçka u teprua dhe kaloi kufijtë e tolerancës kur një veturë shkeli për vdekje një vëlla e një motër 13, vjeç në Skenderaj. Kjo e ka shqetësuar tej mase Kryeministrin Haradinaj, trasnmeton gazetametro.net

Viktimat nga aksidentet fatale në komunikacion pothuajse janë bërë, murtajë e zezë për Kosovën. Nuk ka ditë që nuk raportohet për vdekje tragjike në komunikacion. Edhe atë kryesisht të ri në moshë, dhe të ardhur nga diaspora shqiptare, që janë kthyer në vend për festat e fundvitit.

Kryeministri Ramush haradinaj, ëhtë shqetësuar nga ngjarjet e fudnit, dhe ka kërkuar nga policia e trafikut të jenë më të ashpër në detyrë, dhe diciplinim të vozitësve.

“Me shqetësim dhe dhimbje të thellë po i pranoj lajmet për tragjeditë në komunikacion, ku po humbim të rejat dhe të rinjtë tanë. Apeloj te çdo qytetar që këto ditë feste të mbani gëzim e lumturi e jo të shkaktoni dhimbje. Apeloj Policinë e Kosovës të jenë vigjilent dhe të pakompromis ndaj atyre që shkelin rregullat e komunikacionit dhe sigurinë. Qytetarë dhe policë të mobilizohemi bashkë që të mundim tragjeditë nga trafiku”, ka shkruar Haradinaj në faqen e tij të facebook.

Mbi 100 vdekje shkaktohen në Kosovë nga pakujdesia dhe thyerja e rregullave në komunikacion. Kosova mban numrin më të lartë të viktimave në rajon. Deri tash, askush nga Ministria e Brendshme, apo sektori për trafikun nuk është raportuar se ka dhënë dorëheqje dikush. Faji mbetet jetim. /gazetametro.net


- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz