HomeLajmeHamza paralajmëron: Pa zgjedhje brenda afatit kushtetues, vendi rrezikon anarki

Hamza paralajmëron: Pa zgjedhje brenda afatit kushtetues, vendi rrezikon anarki

Të ngjajshme

​Serie A publikon oraret, ja kur nis edicioni i ri

Liga italiane e futbollit ka konfirmuar datat dhe kriteret...

Ahmeti në Berlin: Ndikimi rus e kinez po sfidon Ballkanin, integrimi në BE mbetet çelësi i sigurisë

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti,...

Arrestohet një person në Junik, Policia i gjen armë dhe municion gjatë bastisjes

Një person është arrestuar në Junik nën dyshimin për...

Imri Ahmeti dje kishte ofruar dorëheqje edhe nga pozita e kryetarit të degës në Lipjan

LDK momentalisht gjendet në një kaos. Degë të ndryshme...

Partia Demokratike e Kosovës e ka përmbyllur angazhimin e vet sa i përket zgjedhjes së presidentit.

Kjo u bë e ditur sot nga kryetari Bedri Hamza.

Hamza në Rubikon në Klan Kosova ngriti shqetësimin se nëse nuk shkohet në zgjedhje brenda afatit kushtetues, mund të futemi në anarki.

“Në qoftë se zgjedhjet nuk organizohen në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Unë nuk po i referohna datës, po i referohem vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ku t’i bie data brenda atij vendimi për neve është e pranueshme”, u shpreh ai në KlanKosova.

“Mirëpo, ne duhet të jemi të përgjegjshëm dhe të disiplinuar në respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Nganjëherë munden mos me na pëlqy, nganjëherë mundemi t’i komentojmë, por duhet t’i zbatojmë”, theksoi Hamza.

Bazuar në afatin e Kushtetueses, Kosova duhet ta ketë presidentin e ri deri më datë 28 prill, në të kundërten duhet të shkohet në zgjedhje të reja të parakohshme.

Në rast se shkohet në zgjedhje, data kur më së largu mund të mbahet ky proces është 7 qershori.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz