back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaBotëHamas kërkon ndalim të sulmeve izraelite për 24 orë, rrezik jeta e...

Hamas kërkon ndalim të sulmeve izraelite për 24 orë, rrezik jeta e pengjeve

Të ngjajshme

Organizata militante palestineze Hamas i ka bërë sot thirrje urgjente ushtrisë izraelite të ndalojë sulmet ndaj qytetit të Gazës për 24 orë. Sipas një deklarate të krahut të armatosur të Hamasit, “Brigadat al-Qassam”, jeta e dy pengjeve izraelite është në rrezik të madh.

Grupet militante kërkojnë që trupat izraelite të tërhiqen menjëherë në jug të  Qytetit të Gazës, në mënyrë që të mund të bëhet përpjekja për t’i “nxjerrë” dy pengjet.

“Ky është një paralajmërim”, thuhet në deklaratë. Më herët, “Brigadat al-Qassam” njoftuan se kishin humbur kontaktet me dy pengjet gjatë 48 orëve të fundit, për shkak të sulmeve intensive izraelite në qytet.

Ende nuk dihet nëse Izraeli do t’i përgjigjet kërkesës.

Të Fundit

Sport

ShowBiz