BallinaLajmeHaliti: Presidenti duhet të bëhet me ujdi të pozitës dhe opozitës

Haliti: Presidenti duhet të bëhet me ujdi të pozitës dhe opozitës

Të ngjajshme

​LVV dhe PDK vazhdojnë “luftën” për anëtarin e dhjetë të KQZ-së

Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës po vazhdojnë...

Vance thotë se ka shumë pajtime midis SHBA-së dhe Iranit, pavarësisht pikave të vështira

Më parë, Kryetari i Parlamentit iranian Mohammad Bagher Ghalibaf...

Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të katërtit për nga numri

Sipas të dhënave të Zyrës së Imigracionit të Zvicrës...

Cubarsi fytyra tragjike e Barçës, Atletico Madrid afër kualifikimit

Skuadra e Atletico Madrid ka shënuar fitore 0:2 ndaj...

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka deklaruar se Presidenti i Kosovës duhet të zgjidhet përmes një marrëveshjeje mes pozitës dhe opozitës.

Ai theksoi se, nëse VV është e interesuar për koalicion, atëherë mund të diskutojnë emra, por përndryshe nuk ka interes të madh për t’u takuar, sipas tij vetëm për të dal para medieve.

Haliti shtoi se, nëse Kurti nuk është i gatshëm të arrijë marrëveshje për Presidentin, mund të çojë vendin në zgjedhje të reja, por ai beson se zgjedhja e presidentit duhet të përfaqësojë të gjithë spektrin politik të Kosovës.

“Kërkesa ka qenë e diskutuar edhe në parti edhe në grupin parlamentar, kështu që ajo është një kërkesë e jona që duhet me u shqyrtu. Nëse VV është e interesuar për me kthy në koalicion, atëherë hyjmë dhe diskutojmë emra, nëse jo, besoj se sa për t’u takuar dhe për të dal para medieve, nuk është ndonjë interes i madh…

“Mendoj që Kurti me desht e bën zgjedhjen e presidentit, mos me desht e çon vendin në zgjedhje të reja, nuk besoj që partitë PDK e LDK që janë të interesuara që me çdo kusht me shku vendi në zgjedhje, por e kam mendimin që presidenti duhet të dal nga një tryezë mes pozitës dhe opozitës, që e përfaqëson krejt spektrin politik të Kosovës. Me gjetë një figurë të tillë nuk është e lehtë…”, tha Haliti në Klan Kosova.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz