BallinaLajmeHaliti: Përplasjet që i pati me Kurtin i kushtuan Osmanit në karrierë,...

Haliti: Përplasjet që i pati me Kurtin i kushtuan Osmanit në karrierë, ai s’e propozoi për presidente

Të ngjajshme

Rusia dhe Ukraina me armëpushim gjatë Pashkëve Ortodokse  

Një armëpushim i përkohshëm mes Rusisë dhe Ukrainës për...

Publikohen pamje nga djegja e zhveshtoreve të stadiumit të Baselit

Një fatkeqësi ndodhi të premten në mbrëmje, ku një...

Kërcënuan babë e bir për përfitim pasurie, arrestohen tre persona në Shkodër

Policia e Shkodrës arrestoi 3 persona për ushtrim të...

Ndërroi jetë 32 vjeçari që plagosi të dashurën e tij në Ferizaj

Një incident i rëndë me armë zjarri ndodhi mbrëmë...

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se fillimi i mandatit të Vjosa Osmanit si presidente ka qenë pozitiv, megjithatë sipas tij i kanë munguar sukseset në arenën ndërkombëtare.

“Tani po mendoj që mandati i saj në fillim ka qenë për Kosovën shumë pozitiv, sepse një femër, një grua, një nënë dhe një intelektuale është bërë presidente e Kosovës, pa pasur domethënë problemet me të kaluarën. Sidoqoftë, ajo është përpjekur me kry detyrën siç ka menduar vetë, por kur njeriu ka një detyrë shtetërore nuk mundet me ndërtua gjithçka siç dëshiron vetë, por duhet me iu nënshtrua disa proceseve të cilat janë të domosdoshme. Janë të domosdoshme për të arritur me kry detyrën e vet në përputhje me kushtetutën dhe ashtu siç është dhe për çfarë është zgjedhur, siç ka premtuar”, ka thënë Haliti.

Ai u shpreh se përplasjet me kryeministrin Albin Kurti kanë qenë të kushtueshme për Osmanin. Ndërsa, tha se gjatë kohës së saj nuk ka pasur ndonjë të arritur në arenën ndërkombëtare.

“Tani, s’kisha me thënë që nuk ka bërë përpjekje, por është ndeshur, është ndeshur dhe ka qenë mendoj e pafuqishme për të ndërtuar politikën e vet. Dhe nuk ka bërë asnjë përpjekje për të ndërtuar politikë shtetërore, por angazhimi i saj ka qenë më shumë profesional sesa si politikë shtetërore. Kur e them këtë bazohem në mënyrën dhe qëndrimet që ka pasur kryeministri dhe qeveria dhe qëndrimet që ka pasur Vjosa Osmani në raport me marrëdhëniet dhe në qëndrimet që kemi pasur qoftë brenda vendit, qoftë jashtë vendit me perëndimin. Dhe mendoj që përplasjet e saj me kryeministrin veçanërisht në dy vjetët e fundit kanë qenë përplasje të cilat i kanë kushtuar edhe asaj vet në karrierën e saj ose në mospropozimin e saj për të qenë për t’ju vazhduar mandati si presidente. Kosova nuk ka pasur asnjë të arritur në arenën ndërkombëtare sepse e arritura që do shënohet në historinë e Kosovës nuk janë pjesëmarrja në konferenca dhe në vaksina, por të arriturat janë… shënohen dhe mbesin në histori kur ka të arritur”, u shpreh tutje ai.

Haliti theksoi edhe të arriturën siç e quan ai “më të madhe” që sipas tij është më negativja për Kosovën.

“E arritura më e madhe që nuk do harrohet për të keq është marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, sanksionet ndaj Kosovës dhe pamundësia për të krijuar qeverinë për më shumë se një vit dhe tani, tani prapë po shkohet në atë variant. Unë nuk kam parë ndonjë të arritur, për shembull, strategjikisht Kosova duhet me bë përpjekje të mëdha, të mëdha që pavarësinë e Kosovës me e pranu edhe pesë shtete evropiane që nuk e kanë pranu. Mendoj që politika e jashtme duhet me qenë e koncentruar këtu dhe duhet me shpenzu kohë, mund, lidhje, jo vetë veç vetë me marrë përsipër diçka me bë sepse shkova në një konferencë dhe u fotografova në korridor ose duke ngrënë drekë siç është zakoni që hanë drekë të gjithë kur janë konferenca dhe me e shit si sukses nëpër portalet e Kosovës dhe në fakt, në fakt rezultati dihet çfarë është”, ka shtuar tutje Haliti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz