back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajmeHahn: Përmbyllja e demarkacionit me Malin e Zi, në interes të të...

Hahn: Përmbyllja e demarkacionit me Malin e Zi, në interes të të dyja vendeve

Të ngjajshme

​Merret vendim, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotjes, gjoba deri në 1000 euro

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka njoftuar...

“Kam dalë femër e fëlliqur”, Alba nuk i ndal lotët (Video)

Pasditja e sotme për Albën ishte pothuajse e njëjtë. Lotët ...

22 vjet e gjysmë burgim për të akuzuarit për vrasjen e ndodhur më 2001 në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykimin dënues për...

Platforma “Liria ka Emër” merr leje zyrtare nga Komuna e Prishtinës për mbajtjen e marshit më 17 shkurt

Platforma qytetare Liria ka Emër njofton opinionin publik se ka siguruar...

Komisionari i BE-së, Johannes Hahn, në kuadër të vizitës së tij në Kosovë, në një konferencë për media së bashku me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, dha mesazhe edhe sa i përket procesit të demarkacionit me Malin e Zi, marrëveshje që ende nuk është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës për shkak të kundërshtimeve disamujore nga opozita.

Hahn tha se sa më parë që të zgjidhen këto konflikte aq më mirë për të dyja vendet. Ndërsa tha se, po që se kjo zgjatë, do të jetë më keq për të dyja vendet.

Sipas Hahnit, fokus i të dyja vendeve duhet të jetë perspektiva evropiane.

“Sa më parë që t’i zgjidhni këto konflikte aq më mirë, sa më gjatë që mbahen aq më keq për të dyja vendet. Është në interesin e të dyja vendeve që t’i zgjidhin këto çështje për të ecur drejt perspektivës Evropiane. Qëllimi i juaj përfundimtar duhet të jetë të hyni në Bashkimin Evropian”, tha komisioneri evropian.

Ndërsa, Mustafa tha se deri tash nuk është gjetur asnjë kontest shtetëror me Malin e Zi.

“Nuk e kemi gjetur asnjë gabim në punën e komisionit shtetëror. E ka vërtetu edhe një komision ndërkombëtar, si dhe SHBA me hartat që ua kemi dorëzuar”, tha kryeministri.

Mustafa tha se me Malin e Zi Kosova ka marrëveshje të shkëlqyeshme.

Sipas tij, çdoherë kur vërtetohet është kemi bërë ndonjë gabim, atëherë mund të bisedohet.

Të Fundit

Sport

ShowBiz