back to top
Thursday, December 11, 2025
BallinaLajmeGucati reagon ndaj Mickoskit: Mos frikësoni protestuesit, protesta jonë është e lejuar...

Gucati reagon ndaj Mickoskit: Mos frikësoni protestuesit, protesta jonë është e lejuar dhe e qetë

Të ngjajshme

Hysni Gucati nga OVL–UÇK, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, i cili paralajmëroi formimin e një “shtabi krize” për protestën e 13 dhjetorit në Shkup.

Gucati tha se protestuesit nuk do të bien pre e asnjë provokimi dhe se protesta është e paralajmëruar dhe e lejuar nga institucionet kompetente.

“Ne i bëjmë thirrje çdo protestuesi që të mos bie pre e asnjë provokimi. Lejen për protestë e kemi marrë dhe pagesa është bërë që dje, që do të thotë se protesta është e rregullt.
Deklaratat e Mickoskit janë vetëm për poena politike; nuk i marrim shumë për bazë sepse ai mendon më shumë për politikë. Ajo që ai thotë për krijimin e një shtabi emergjent… nuk di çfarë të them. Ne me ato nuk do të merremi fare”, ka thënë Gucati në teve1.

Gucati theksoi se Mickoski nuk duhet të dërgojë mesazhe frikësuese as ndaj protestuesve shqiptarë, as ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

“Mickoski nuk ka nevojë të japë deklarata frikësuese, as ndaj neve, as ndaj shqiptarëve të Maqedonisë. I bëj thirrje të flasë për paqe, mirëkuptim dhe të na kuptojë pse po protestojmë ndaj Gjykatës Speciale.”, u shpreh tutje Gucati.

Protesta e 13 dhjetorit është paralajmëruar nga OVL–UÇK, e cila kundërshton procedurat dhe vendimmarrjet e Gjykatës Speciale. Organizatës i janë bashkuar edhe qytetarë të tjerë nga Kosova dhe diaspora.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz