Shtyhet seanca ndaj të akuzuarit për vjedhjen e 170 argetave, në vlerë prej 133 eurove
dp

Lexo edheKamera ku zhvillohen intervistat në polici, Oda Avokatëve: Krijojnë pasiguri dhe shkelin privatësinë

Gjykatësi i rastit, Fisnik Gashi, tha seanca nuk do të mbahet, pasi nuk janë plotësuar kushtet ligjore…
Gashi tha se Gjykata do të ndërmarrë veprimet e nevojshme për sigurimin e të pandehurit pas pranimit të përgjigjes nga Policia e Kosovës, pasi për të akuzuarin është lëshuar urdhëresë për verifikim adrese.
Sipas aktakuzës së ngritur më 24 janar 2022 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, V.H., akuzohet se më 30 nëntor 2021, në dyqanin “Viva Fresh Store” në Prishtinë, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete, merr nga rafti i marketit 170 pashteta “Argeta” në vlerë prej 133 euro dhe i vendos në dy qese, mirëpo kapet në flagrancë nga Policia e Kosovës.

Lexo edheKamera ku zhvillohen intervistat në polici, Oda Avokatëve: Krijojnë pasiguri dhe shkelin privatësinë
Me këtë, V.H. po akuzohet se ka kryer veprën penale “Vjedhje” nga Neni 313, paragrafi 1 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi