BallinaSportGuardiola komenton luftën për titull: Ne dimë se si të fitojmë trofe

Guardiola komenton luftën për titull: Ne dimë se si të fitojmë trofe

Të ngjajshme

Biznesmeni nga Kosova publikon foto në Tiranë me sekretarin amerikan të shtetit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka qëndruar sot...

Ballkani pret Gjilanin, këto janë formacionet zyrtare

Vazhdon edhe sot java e 28-të në Superligën e...

Drita synon të ruajë kreun me fitore ndaj Ferizajit, publikohen formacionet

Kampioni i Kosovës, Drita luan ndeshjen e radhës në...

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, beson se aftësia e provuar e ekipit të tij për të fituar ndeshje në fund të sezonit mund të jetë një avantazh vendimtar ndaj Arsenalit në garën për titullin e Premierligës.

Komentet e tij vijnë pasi skuadra e Mikel Artetas humbi mundësinë për të zgjeruar epërsinë në krye të tabelës me një humbje 2-1 ndaj Bournemouth në stadiumin Emirates të shtunën.

Duke folur për ESPN, trajneri i City-t theksoi besimin e ekipit të tij. “Duhet të fitosh çdo ndeshje dhe ne e kemi bërë këtë në të kaluarën. Jemi të aftë ta bëjmë përsëri dhe ndoshta e dimë saktësisht se çfarë duhet të bëjmë për të fituar titullin”, tha Guardiola.

“Nuk jemi të shtatët ose të tetë në Premier League si sezonin e kaluar; jemi të dytët dhe po luftojmë”, shtoi ai.

Ndërsa Arsenali aktualisht është në një rënie, pasi ka humbur tre nga katër ndeshjet e fundit në të gjitha garat, City po e gjen përsëri ritmin e tij. “Qytetarët” tashmë i kanë mposhtur “Topçinjtë” në finalen e Kupës së Ligës dhe më pas Liverpoolin në Kupën FA.

Megjithatë, Guardiola shpreh keqardhje që forma e tyre nuk është përmirësuar më herët. “Ky rikthim në formë duhej të kishte ndodhur më herët gjatë sezonit, kështu që kishim më shumë mundësi… apo jo?” vazhdoi ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz