Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze (PRCS) ka akuzuar forcat izraelite për sulmin ndaj selisë së saj në Rripin e Gazës, duke vrarë një punëtor dhe duke plagosur tre të tjerë.
Organizata humanitare tha se sulmi “shkaktoi një zjarr në ndërtesë” herët të dielën, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.
Duke e përshkruar sulmin e natës ndaj objektit në qytetin jugor të Khan Younis si “të qëllimshëm”, PRCS tha se vendndodhja e selisë së saj ishte “e njohur mirë” për ushtrinë izraelite dhe ishte “e shënuar qartë me emblemën e kuqe mbrojtëse”.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) i kanë thënë BBC-së se po shqyrtonte pretendimin se një ndërtesë e PRCS ishte dëmtuar dhe “individë të papërfshirë në zonën e Khan Younis u dëmtuan si rezultat i një sulmi të IDF-së”.