Gruevski në takim “top sekret” me Presidentin e Maqedonisë
03

Lexo edheIsh-senatori Bob Dole fiton tender 2.3 milion eurosh nga Qeveria e Kosovës

Kryetari i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski mbrëmë vonë është parë duke hyrë në kabinetin presidencial të Gjorge Ivanovit. Bashkë me të ka qenë edhe sekretari i Qeverisë dhe funksionari i lartë i VMRO-DPMNE, Kiril Bozhinovskin, njoftoi portali A1on.
Vizita e Gruevskit vjen në momentin kur lideri i LSDM-së, Zoran Zaev arriti t’i mbledh 67 nënshkrime dhe Ivanov duhet t’ia dorëzojë mandatin.
Edhe pse nuk ka informacione zyrtare, Ivanov pritet t’ia jep mandatin kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, i cili sot u zgjodh si mandatar nga partia e tij.

Lexo edheIsh-senatori Bob Dole fiton tender 2.3 milion eurosh nga Qeveria e Kosovës
Ndërsa Ivanov i cili u zgjodh president nga votat e OBRM-PDUKM-së, sot mori një mesazh nga eurokomesari Johannes Hahn, se mandati duhet t’i jepet Zoran Zaevit.(INA)