Gruaja e policit hero Izet Demaj merr medaljen për mburojë të policisë
BILLI

Lexo edheDalin pamjet e para nga mbledhja e Kryesisë së LDK-së: Vjosa Osmani përballë Agim Veliut!

Medalja për mburojë të policisë i është dhënë sot familjes së policit hero, Izet Demaj, raporton IndeksOnline.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj në ceremoninë e fundvitit ka ndarë medalje, lëvdata, shpërblime e mirënjohje për zyrtarët policor.

Medalja për mburojë të policisë e cila është e veçantë i është ndarë këtë vit bashkëshortes së Izet Demajt, Ardita Demajt.
Polici Izet Demaj nga Istogu, i cili ka humbur jetën vitin e kaluar në përleshje me një grabitës të një banke në Istog, ishte shpallur “Hero i Kosovës” nga presidenti Hashim Thaçi.
Lexo edheDalin pamjet e para nga mbledhja e Kryesisë së LDK-së: Vjosa Osmani përballë Agim Veliut!
Urdhri “Hero i Kosovës” u jepet personave që kanë bërë vepra trimërie dhe sakrifice, si dhe që kanë dëshmuar veprimtari ose akte të guximit qytetar në kohë lufte apo paqeje./IndeksOnline/