back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaBotëGreqia, optimiste se do t'i lëshohet kredia e re

Greqia, optimiste se do t’i lëshohet kredia e re

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Ministri grek i Financave, Euclide Tsakalotos, u shpreh sot optimist për arritjen e një marrëveshjeje me kreditorët, zonën euro dhe FMN-në, që do të mundësonte dhënien e kredisë për Greqinë, por gjithashtu dhe një lehtësim të borxhit.

Ministrat e Financave të zonës euro, Eurogrupit, do të mblidhen sot në Luksemburg, më praninë e drejtoreshës së Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, me shpresën e zhbllokimit të planit të tretë të ndihmës për Athinën me vlerë prej 86 miliardë eurosh nënshkruar në korrik të 2015.

Koha kalon për Greqinë, që duhet të rimbursojë në muajin korrik më shumë se shtatë miliardë euro për kreditë e vjetra dhe i nevojitet një kredi e re.

Por, Athina ka kërkuar gjithashtu masa lehtësuese për borxhin, ndryshe ajo kërcënon të refuzojë një marrëveshje të mundshme, gjë që do ta zhyste zonën euro në dyshime, përcjell Atsh.

Pyetur mbi mundësitë e një marrëveshjeje para takimit të Eurogrupit Tsakalotos u shpreh optimist duke përdorur një ton më të moderuar se zyrtarët grekë, përfshirë dhe kryeministrin, Aleksis Cipras, këto ditët e fundit.

Të Fundit

Sport

ShowBiz