back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeGrenell shpërndan qëndrimin e senatorit amerikan për rishqyrtim të prezencës ushtarake në...

Grenell shpërndan qëndrimin e senatorit amerikan për rishqyrtim të prezencës ushtarake në Kosovë

Të ngjajshme

Normalizohet lëvizja e kamionëve edhe në hyrje-dalje të Maqedonisë Veriore

Shoqata e Transportuesve të Maqedonisë së Veriut ka vendosur...

PDK mban nesër konferencë për media, ende nuk dihet arsyeja

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë nesër (të...

Nga Strasburgu vjen sinjali për trajtimin e një sërë ankesash në Speciale

Padia e Pjetër Shalës, ndaj shteteve anëtare të Bashkimit...

Liqeni që furnizon Prishtinën me ujë po mbytet nga dora e njeriut

Mbeturinat tash e një kohë kanë kapluar liqenin artificial...

Trump thotë se Putini është pajtuar të ndalë sulmet ndaj Kievit për një javë

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se homologu i tij...

Emisari special i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka shpërndarë një qëndrim të senatorit amerikan, David Perdue, i cili mbrëmë ka thënë se nëse nuk hiqet taksa dhe nëse nuk tregohet gatishmëri për paqe të plotë me Serbinë, atëherë Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të shqyrtojnë prezencën ushtarake në Kosovë.

Përveç pranisë ushtarake, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke shqyrtuar edhe pezullimin e fondeve dhe investimeve milionëshe në Republikën e Kosovës.
Perdue në shkrimin e tij kishte kujtuar faktin se SHBA-ja është duke ruajtur paqen mes Kosovës dhe Serbisë për më shumë se 20 vjet dhe, sipas tij, nëse Kosova nuk e heq taksën, atëherë SHBA-ja duhet ta rishqyrtojë prezencën ushtarake në Kosovë.

“Për më shumë se dy dekada, forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë. Tani, me progresin e bërë historik, Kosova duhet të bëjë pjesën e vet dhe të shfuqizojë të gjitha detyrat e vendosura ndaj Serbisë. Nëse Kosova nuk është plotësisht e përkushtuar për paqe, atëherë SHBA-ja duhet të rishqyrtojë praninë e saj atje”, ka shkruar ai.

Richard Grenell kishte reaguar ashpër pas vendimit të Albin Kurtit për heqje të pjesshme të taksës, duke thënë se Kurti po bën një gabim shumë serioz.

Të Fundit

Sport

ShowBiz