back to top
Friday, August 22, 2025
BallinaLajmeGrenell pas takimit me Mustafën: Amerika nuk është e interesuar që të...

Grenell pas takimit me Mustafën: Amerika nuk është e interesuar që të ndërhyjë në formimin e Qeverisë

Të ngjajshme

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Një valë reshjesh dhe rrebeshesh të fuqishme shiu në...

Gjoshi: Manipulim me certifikimin e Listës Serbe – “Lojë e lodhët e orkestruar nga pushteti”

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe ish-kandidat...

Stuhi e madhe në Kroaci, raportohen dëme të shumta materiale

Stuhia me bubullima dhe e shoqëruar me shi të...

I dërguari i Posaçëm i SHBA-së, ambasadorin Richard Grenell, pas takimit me kreun e LDK-së, Isa Mustafa, ka deklaruar se nuk ndërhynë në formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Ai ka thënë se ai nuk ndërhynë pas formimit të Qeverisë, ndërsa tha se është i interesuar të hiqet taksa ndaj produkteve serbe.

“Unë sapo kam kryer një takim me z.Mustafën. Amerika nuk është e interesuar që të ndërhyjë në formimin e Qeverisë. Ne jemi të interesuar që të hiqet taksa ndaj Serbisë dhe që të ketë një zhvillim ekonomik më të mirë. Administrata e Trumpit është jashtëzakonisht e interesuar në zhvillimin ekonomik dhe të hap vende të reja të punës”, ka deklaruar ai.

Ambasadori amerikan në Berlin ka bërë thirrje që të hiqet tarifa, ndërsa, ka përsëritur se do të kërkojë nesër në Beograd që të ndalet fushata për heqje të njohjeve.

“Sapo u takova me liderët e LDK-së, dua që të falënderoj z.Mustafën që na ka pritur, kemi shikuar disa fotografi prej karrierës së tij dhe ai ka shumë eksperiencë. E ndava mesazhin e njëjtë që është se ne në Amerikë nuk jemi të interesuar që të përfshihemi ose se si do të formohet qeveria, ne jemi të interesuar në zhvillim ekonomik, dhe e ndava vizionin tim për të arritur aty shumë shpejtë duke hequr tarifën, ndërsa serbët që të ndalin kampanjën për tërheqje të njohjeve.

Kemi folur specifikisht për projektet e radhës që janë duke u planifikuar”, ka thënë ai.

I deleguari amerikan në dialog ka thënë se duhet të ndalen përplasjet politike dhe duhet të mendohet për zhvillim të ekonomisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz