back to top
Friday, October 24, 2025
BallinaLajmeGrenell nuk ndalet: Vjen edhe me një reagim ndaj Kadri Veselit

Grenell nuk ndalet: Vjen edhe me një reagim ndaj Kadri Veselit

Të ngjajshme

Osmani me politikanët gjermanë: Ritheksova përkushtimin e Kosovës për partneritet

Derisa po qëndron në kryeqytetin gjerman, presidentja e vendit,...

Kolumbia thirrje SHBA-ve: Ndaloni sulmet ndaj anijeve, është vrasje

Kolumbia ka dënuar sulmet ajrore të SHBA-ve ndaj anijeve...

Dedaj iu drejtohet deputetëve: Kush e voton LVV dhe Kurtin 3, e voton zhbërjen e shtetit të Kosovës

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj,...

Armend Zemaj kërkon falje publike: Do të jetë si mësim për të qenë më i durueshëm

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj është përfshirë në një...

Juliana Nura shpërthen pas intervistës së Feros: Mag*… jeni ju që abuzoni me gra!

Pas publikimit të intervistës së reperit Fero në podcastin...

Përfaqësuesi Special Presidencial i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell, i është përgjigjur kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit, duke i thënë se SHBA kërkon t’i japësh mbështetje heqjes së taksës, menjëherë.

Grenell në një reagim në llogarinë e tij zyrtare në Twitter i është drejtuar Kadri Veselit sot gjatë ditës, duke i thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke kërkuar heqjen e taksës dhe se Albin Kurti ka të drejtë kur thotë se do ta heqë atë.

Pak më vonë Veseli është përgjigjur duke e quajtur Kurtin mashtrues.

Lideri i PDK-së ka thënë se plani i tij për çështjen e taksës është i qartë qysh nga janari i vitit 2019.

Zotëri Ambasador, Albini është gënjeshtar. Propozimi im për taksën është shumë i qartë qysh prej janarit 2019. Albini nuk e ka mbështetur dhe ka bërë fushatë kundër tij. Unë jam i shqetësuar me nxitimin e qeverisë së re për t’u marrë me këtë çështje pa një plan konkret, i cili e vendos interesin më të mirë të Kosovës në rend të parë”, ka shkruar Veseli.

dërsa Grenell para pak minutave, i është kundërpërgjigjur përsëri Veselit duke i thënë se SHBA kërkon t’i japësh mbështetje heqjes së taksës menjëherë.

“Unë jam i gatshëm të bisedoj me ju në çdo kohë për t’ua shpjeguar pse Shtetet e Bashkuara mendojnë se duhet të mbështesni heqjen e taksës 100%, menjëherë”, ka shkruar Grenell në Twitter.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz