Grabitje me armë në Lipjan, tre persona të maskuar marrin para nga kasaforta
dp·

Tre persona të maskuar dyshohet se kanë kryer një grabitje në Lipjan, pasi kanë hyrë me forcë në një objekt dhe kanë marrë para të gatshme nga një kasafortë nën kërcënimin e armës.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 gusht 2026, rreth orës 00:30, shkruan lajmi.net.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se tre persona të maskuar me forcë kanë depërtuar brenda objektit dhe nën kërcënimin e armës (pistoletës) nga një kasafortë kishin vjedhur para të gatshme”, thuhet në raportin policor.
Policia e Kosovës ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.

Lexo edheAbdixhiku: Ka afrime, por kemi distancë për balancën demokratike, ata që po na kritikojnë, po kërkojnë zgjedhje
“Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Lajmi.net/