back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaShowBizGjysmë shekulli jetë, Kourtney organizon festë madhështore për partnerin

Gjysmë shekulli jetë, Kourtney organizon festë madhështore për partnerin

Të ngjajshme

Gjini: AAK do të garojë e vetme, mobilizim i ri dhe i fuqishëm për zgjedhjet parlamentare

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, rezultateve të mira në...

Boksieri shqiptar po stërvitet me Tyson Furyn: Gjetëm pak kohë edhe për një foto…!

Boksieri i pamposhtur shqiptar, Nelson Hysa po stërvitet me...

Protesta kundër Hagës – Shkupi jep lejen për tubimin pro-UÇK-së

Veç kryeministrit maqedonas, Hristijan Mickoski edhe VLENI shqiptar doli...

Arbër Ismajli rikthehet në garë – Kandidon për deputet nga lista e LDK-së

Ish-kandidati për kryetar të Gjilanit, Arbër R. Ismajli, ka...

Kourtney Kardashian Barker ka organizuar një festë magjike për 50-vjetorin e bashkëshortit të saj, bateristit të njohur të Blink-182, Travis Barker. Dy ditë para ditëlindjes së tij, më 12 nëntor, Kourtney ndau në Instagram pamje nga përgatitjet e veçanta që kishte bërë për këtë rast.

Në hyrje të shtëpisë, rruga ishte ndriçuar me qindra qirinj në gota xhami, ndërsa brenda, tavani ishte mbushur me tullumbace ngjyrë krem me fjongo të zeza. “Burri im po mbush 50! Magjike”, shkroi ajo në një video të shoqëruar me këngën klasike “Fly Me to the Moon” të Frank Sinatrës.

Në darkën private që organizoi për të, tavolina ishte zbukuruar me qirinj krem dhe drita që ndriçonin palmët përreth. Festa përfshinte edhe një tortë në formë ylli, me mbishkrimin “Happy 50th Birthday Travis” në shkronja ari.

Fëmijët e Travisit dhe Kourtney-t ndanë në rrjete sociale pamje nga darka luksoze. Atiana De La Hoya, publikoi menunë personale dhe momente nga festa, ndërsa Alabama Barker, vajza e tij 19-vjeçare, ndau një video nga oborri me pishinën e rrethuar nga qirinj dhe muzikë live jazz.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz