Gjyshja mbyll nipërit në kafaz dhe i lë në bagazh të veturës (Video)
01

Lexo edheMaskohet për ta pranuar çekun e lotarisë, në mënyrë që askush të mos e bezdisë për para (Foto)

Një grua shihet duke liruar dy nipërit e saj nga “kafazi” i qenve që kishte vendosur në bagazh të veturës.
Leimome Cheeks, 62 vjeçe, është arrestuar dhe akuzuar se me këtë veprim ka rrezikuar fëmijët.
Fëmijët i thanë autoriteteve se pretendonin se nuk kishte vend mjaftueshëm për ta në ulëset e përparme të veturës.
Fëmijët gjithashtu u ankuan se kishin pasur të nxehtë gjatë vozitjes, pasi u mbajtën të mbyllur në bagazh.

Lexo edheMaskohet për ta pranuar çekun e lotarisë, në mënyrë që askush të mos e bezdisë për para (Foto)
Ata thanë se ajo nuk kishte kondicionerin e lëshuar dhe se kishte mbajtur dritaret e mbyllura.
Atë ditë temperaturat ishin mjaftë të larta.
Hetimi mbi ngjarjen, është duke vazhduar edhe më tej./Indeksonline/