Gjykata ua dërgon aktakuzën 12 të akuzuarve në rastin e ‘Veteranëve’
03

Lexo edheFotografi e rrallë, Albin Kurti me ushtarët e UÇK-së gjatë 99-tës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dorëzuar aktakuzat palëve të përfshira në aktakuzë nga Prokuroria Speciale e Kosovës për fryrje të listave të veteranëve, e njohur për publikun si rasti i “Veteranëve”.
Të Martën 12 ish-krerët e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Veteranëve, Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj, Xhavit Jashari kanë pranuar aktakuzat e dërguara nga gjykata.
Lajmin për “Zëri’ e ka bërë të ditur ish-anëtari i këtij komisioni, Nuredin Lushtaku.
Mirëpo, Lushtaku thotë se ende nuk ka pranuar ftesën për paraqitje në gjykatë.

Lexo edheFotografi e rrallë, Albin Kurti me ushtarët e UÇK-së gjatë 99-tës
“E kam marrë një farë akuze që kanë bërë ndryshime, ma kanë sjell dje aty që as s’e kam shikuar, a ftesën s’ma kanë sjell ende”, u shpreh Lushtaku.