Futbollisti anglez, Raheem Sterling është arrestuar, pasi ka bërë një aksident.
Sipas asaj që raporton ”The Sun”, 31-vjeçati është ndaluar nga policia të ejten, në autostradën M3 në Hampshire, pasi u aksidentua me Laburginin e tij, shkruan IndeksOnline.
Raportohet se Sterling është arrestuar me dyshimin për drejtim mjeti nën ndikimin e drogës.
Ai dyshohet për drejtim automjeti nën ndikimin e drogës, drejtim të rrezikshëm, posedim të një droge të klasit C dhe mosdhënie të një mostre.
Ai u lirua me kusht në pritje të hetimeve të mëtejshme./IndeksOnline/