HomeLajmeSerbët në Veri largojnë nga puna shqiptarët me arsyetimin se nuk i...

Serbët në Veri largojnë nga puna shqiptarët me arsyetimin se nuk i plotësojnë kriteret

Të ngjajshme

Barcelona e zyrtarizon transferimin e Anthony Gordon

Anthony Gordon edhe zyrtarisht është futbollist i ri i...

Bedri Hamza nga Peja: Ndryshimi është vendim, Peja dhe Dukagjini e kanë zgjedhur

Pas Gjakovës, kandidati për kryeministër i PDK-së ka mbajtur...

Haradinaj- Kurtit: Rahoveci meriton hakun e punës së ndershme, askush s’mund të na tregojë rrënjët

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Rahoveci dhe banorët...

Petritsch kritikon çasjen e politikanëve: Zgjedhjet e njëpasnjëshme po dëmtojnë besimin në Kosovë

Ish-diplomati austriak, Wolfgang Petritsch, ka thënë se mbajtja e...

“Peja ia qet pikën’’, Vetëvendosje ndan foto nga tubimi me pejanët

Lëvizja Vetëvendosje, ka ndarë foto nga tubimi që kanë...

Janë bërë 5 muaj prej kur Lista Serbe e rimori udhëheqjen e komunës në Mitrovicë të Veriut.

Me të marrë detyrën, kjo parti nisi edhe vendimet për largim nga puna të shqiptarëve që punojnë në institucione atje.

Disa shqiptarë u detyruan të largohen nga puna që kryenin në zyrën e komuniteteve, në sallën e sporteve e nëpër institucione shëndetësore.

“Arsyetimi sipas tyre gjithmonë është se nuk e kanë kryer detyrën e tyre si duhet, ose nuk i plotësojnë kriteret. Unë jam shqiptar, 90 për qind janë serb aty, unë s’e di serbishten, ata nuk e dinë shqipen, a është kusht apo problem, nuk e kanë kusht me ditë gjuhën serbe”, deklaroi asamblisti nga Partia Demokratike e Kosovës në Mitrovicën e Veriut, Emin Azemi.

Azemi apelon që secili që ndihet i kërcënuar duhet të procedojë me ndjekje penale.

“Nëse ata e ndjejnë veten se janë të kërcënuar, në njëfarë forme iu është bërë e padrejtë, mund ta procedojnë penalisht secilin, i cili e merr guximin të ushtrojë çdo lloj presioni që ai/ajo të largohet nga puna”.

Sipas zëvendëskryesueses së Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut, Aida Ferati-Doli, ka pasur raste që shqiptarët janë rikthyer në vendet e tyre të punës.

“Kemi një motër medicinale në Kodër të Minatorëve, që është larguar nga puna si i ka bërë gjashtë muaj, për shkak të performancës, po fatmirësisht që Këshilli po i kthen këta punëtorë, secili që po bën ankesë sepse po shkelen ligjet, duke i larguar”, u shpreh Ferati-Doli për Dukagjinin.

Largimet e tilla nga puna, sipas ish-zëvendëskryesuesit të Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut, Skënder Sadiku, mund të ndodhin edhe për shkak të fushatës zgjedhore.

“Është kohë fushate, janë duke u keqpërdorur edhe këto, mirëpo bëj apel tek partitë politike që të mos preket dinjiteti i qytetarit, të ruhen vendet e punës, të ruhet qytetari, ndërsa këta që kanë probleme duhet të drejtohen tek ata që e mbrojnë ligjin”, deklaroi Sadiku.

Largime nga puna të shqiptarëve në veri pas rikthimit në pushtet të Listës Serbe u raportuan edhe në janar të këtij viti, saktësisht në komunën e Zveçanit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz