back to top
Sunday, February 8, 2026
BallinaLajmeGjykata e Nishit refuzoi kërkesën për lirimin e Nehat Thaçit

Gjykata e Nishit refuzoi kërkesën për lirimin e Nehat Thaçit

Të ngjajshme

E dhimbshme zbrazja e Skenderajt: Mungesa e të rinjve mbyll palestrën “Arena” pas 10 vitesh funksionim

Pas një dekade aktiviteti, palestra sportive “Arena-Runik” në Runik...

Rikthim i çmendur i Cityt në “Anfield”, fiton në mënyrë spektakolare

Liverpooli i bëri konak sot Manchester Cityt në kuadër...

Aksidenti mes motoçikletës dhe veturës në Gjakovë, lëndohen dy persona

Një aksident trafiku ka ndodhur mes një veture dhe...

Aksident mes një veture dhe një motoçiklete në Gjakovë, Policia jep detaje

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Osek Hilë...

Barazon City, shënon Bernardo Silva

Manchester City ka barazuar rezultatin në “Anfield” ndaj Liverpoolit. Është...

Gjykata e Nishit e ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së drejtorit të Policisë për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi, për lirim nga arresti. Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i Gjykatës së Nishit, Vladimir Stanojeviq, i cili ka thënë se për rastin e drejtorit do të vendoset në Beograd, shkruan sot Koha Ditore.

“Ankesa e mbrojtjes u refuzua dhe lënda u dërgua në Prokurorinë për Krim të Organizuar në Beograd. Tani ata e kanë në dorë të vendosin se si do të zhvillohet më tej ky proces”, ka thënë Stanojeviq.

Thaçi ishte arrestuar të enjten me një vendim të Gjykatës së Nishit të lëshuar në vitin 2010, nën dyshimin për terrorizëm. Ai ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe teksa po kalonte kufirin Kosovë – Serbi, për të dalë në vende të Bashkimit Evropian, ai është arrestuar nga autoritetet serbe. Pas kësaj, më 30 shtator, Gjykata e Nishit i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Për arrestimin e Thaçit ka pasur reagime nga pala kosovare, e cila madje ka kërkuar nga autoritet serbe që ta lirojnë sa më parë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz