Gjuajtje me armë zjarri në Prizren, një i plagosur
dp

Lexo edheLista me shtetet më paqësore në botë për 2025 – ku renditen Kosova dhe Shqipëria?

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë se të shtunën rreth orës 18:00 e kanë pranuar informacionin për të shtëna me armë zjarri.
“Rreth orës 18:12, nga Emergjenca e Spitalit Rajonal të Prizrenit është njoftuar se një person kishte kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e plagosjes nga arma e zjarrit. Viktima, Z.B., mashkull 29 vjeç, ka pësuar plagë në këmbën e majtë dhe sipas mjekut gjendja e tij është stabile”, ka thënë Bytyqi.
Bytyqi ka shtuar se i dyshuari, V.S., mashkull 24 vjeç, me ftesë të policisë është paraqitur në stacionin policor rreth orës 19:20.

Lexo edheLista me shtetet më paqësore në botë për 2025 – ku renditen Kosova dhe Shqipëria?
Njësitë përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.
Lidhur me rastin, procedurat e mëtejshme po zhvillohen në koordinim me Prokurorin e Shtetit.