BallinaLajmeGjesti i madh i Ramush Haradinajt, kur Fadil Ferati ishte i sëmurë...

Gjesti i madh i Ramush Haradinajt, kur Fadil Ferati ishte i sëmurë rëndë

Të ngjajshme

Ndërron jetë ish-kryetari i Komunës së Lipjanit, Ismajl Jashari

Ka ndërruar jetë ish-kryetari i Komunës së Lipjanit, Ismajl...

Çfarë ndodh nëse dekreti i presidentes shpallet i ligjshëm ose i kundërligjshëm?

Avokati Arbër Jashari ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese mund...

Debat në Zvicër për ndihmën ndaj viktimave pas tragjedive në Kerzers dhe Crans-Montana

Megjithatë, mënyra e zbatimit të kësaj ndihme ndryshon nga...

Dyshimet për dallavere me patentë shoferë, Prokuroria dhe Policia zhvillojnë aksion në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e...

“Ka kualitet”, Franco Foda për Zhegrovën: Është lojtar i rëndësishëm!

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda u paraqit...

Ramush Haradinaj mbetet një nga politikanët me popullaritet të lartë individual. Kryeministri i Kosovës në detyrë ka arritur ndër vite që të mbajë raporte konstante me liderët e partive rivale në skenën e politikës kosovare.

Një gjest njerëzor i Haradinajt kishte ndodhur në zgjedhjet e fundit kur Fadil Ferati ishte zgjedhur kryetar i Istogut. Ish nënkryetari i LDK-së kishte mësuar se ishte prekur nga një sëmundje e rëndë.

Por pavarësisht sëmundjes, Fadil Ferati ishte zgjedhja e parë e LDK-së në Istog, pasi gëzonte përkrahje të madhe qytetare. Atëbotë, po mbahej fushata parazgjedhore, kur Ferati pavarësisht sëmundjes, shpresonte të ishte fitimtar në dy gara, atë kryesore të jetës, dhe si kryetar i Istogut.Image result for ramush haradinaj

 

 

Ramush Haradinaj kishte marrë udhën në Istog për tubimin zgjedhor të AAK-së, kur kishte takuar në ketë qytet të ndjerinFadil Ferati. Haradinaj kishte parë gjendjen jo të mirë shëndetësore të ish-kryetarit Ferati dhe kishte vendosur që mos të mbante fare tubimin zgjedhor në Istog.

Ai kishte telefonuar zyrtarët e AAK-së në Istog dhe iu kishte thënë që të bojkotojnë tubimin zgjedhor ngase nuk mund të rivalizonte Fadilin e sëmurë, dhe aq të dashur nga populli. Këtë ia kishte kumtuar edhe vetë Fadil Feratit i cili ishte ndier i respektuar për këtë gjest.Image result for fadil ferati

Mirëpo, Fadil Ferati e kishte shperblyer gjestin e Haradinajt, pasi që pas zgjedhjeve e kishte marrë partinë e tij për bashkëqeverisje lokale në Istog. Naim Imerajt i ishte besuar posti i nënkryetarit të komunës.

Sot janë bërë 10 vite nga vdekja e Fadil Feratit. Ai do të mbahet mend si një burrë i urtë e kryetar model në Istog./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz