back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeGjermania me ultimatum për Turqinë për bazën ajrore İncirlik

Gjermania me ultimatum për Turqinë për bazën ajrore İncirlik

Të ngjajshme

Ivan Rakitic: Dy gjëra më munguan në karrierë, një është që s’lujta me Ibrahimoviçin…!

Ivan Rakitic, ish-futbollisti i Kombëtares së Kroacisë është pensionuar...

Kjo është modelja që doli brenda pak ditëve me dy tenistët më të mirë në botë

Modelja Brooks Nader (28), e quajtur “mbretëresha e bikinive”,...

Kryeministri i Katarit akuzon Izraelin për gjenocid në Gaza para OKB-së: “I etur për gjak”

“Sulmet izraelite nuk synojnë vetëm Katarin, por çdo vend...

Rriten çmimet sërish, inflacioni arrin në 4.5 përqind

Çmimet e konsumit në Kosovë kanë shënuar rritje mesatare...

Zyrtare: Besart Berisha rikthehet në Australi, pasi mori licencën në Shqipëri emërohet trajner

Ish-futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Besart Berisha për herë...

Qeveria gjermane i ka dhënë një afat dyjavor qeverisë turke që të lejojë deputetët e Bundestagut që të zhvillojnë një vizitë në bazën ajrore İncirlik, që ndodhet në provincën jugore të Adanasë, raporton gazetar “Der Spiegel”.

Më 15 maj, Turqia hodhi poshtë kërkesat e ligjvënësve gjermanë për të vizituar bazën me arsyetimin se Berlini u kishte dhënë azil ish-oficerëve turq të akuzuar nga Ankaraja si pjesëmarrës në grushtin e shtetit të dështuar të korrikut të vitit 2016.

Duke cituar zyrtarë nga Zyra e Jashtme Federale (AA) dhe qendra e mbrojtjes gjermane, gazeta gjermane raporton se do të zhvillohen dy javë bisedime me Ankaranë dhe më pas do të merret një vendim nëse do të tërhiqen trupat gjermane nga baza.

Gjermania po shqyrton si mundësi Jordaninë për vendosjen e bazës ushtarake, e cila shoqërohet me një paketë miliona eurosh investime.

Megjithatë, askush nuk ka dyshime se bisedimet midis dy vendeve mund të kenë rezultat dhe mund të përfundojnë në një zgjidhje të çështjes.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz