BallinaBotëGjermania nuk përjashton opsionin e sanksioneve ndaj Rusisë

Gjermania nuk përjashton opsionin e sanksioneve ndaj Rusisë

Të ngjajshme

Prokuroria e Gjilanit e lë në liri Arianit Sllamnikun, i ndërpritet edhe masa e arrestit shtëpiak

Kolaboracionisti Arianit Sllamniku është lënë në liri. Kjo është bërë...

Krimet Ekonomike zbarkuan në ARBK, deklarohet MINTI

Ministria e Industrisë, Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Inovacionit ka njoftuar...

Bashkëshortja e analistit pro-pushtetit Xhevdet Pozhari aplikon për gjyqtare në Kushtetuese

Emine Abdyli-Pozhari, bashkëshortja e analistit politik Xhevdet Pozhari, është...

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se sanksionet kundër Rusisë për aksionet e saj në Siri mund të mbeten si opsion për Bashkimin Evropian.

Merkel ka thënë se ajo do të bisedojë për Sirinë me presidentin francez, Francois Hollande dhe atë rus, Vladimir Putin, në margjinat e takimit për Ukrianën në Berlin sot.

Merkel ka kritikuar Rusinë se po mbështetë forcat e presidentit Bashar al-Assad dhe ka akuzuar Sirinë dhe Rusinë se po bombardon qëllimshëm civilët dhe spitalet.

Merkel ka thënë më 18 tetor se për situatën në Siri “asnjë opsion, përfshirë edhe sanksionet, nuk mund të hiqen nga tavolina e diskutimeve… por prioriteti është që ne të shikojmë se si të lehtësojmë në një farë mënyre vuajtjet e njerëzve”, duke shtuar se kjo temë do të trajtohet në takimin me Putinin.

Deklaratat e Merkelit vijnë vetëm një ditë pasi shefja për politikë të jashtme dhe siguri e BE-së, Federica Mogherini ka thënë se blloku nuk është duke e konsideruar mundësinë e imponimit të sanksioneve ndaj Rusisë për aksionet në Siri. /rel/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz