Gjermania i ekstradon Kosovës hajnin e shumëkërkuar

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, sot ka bërë ekstradimin e një shtetasi kosovar nga Gjermania për në Kosovë.
I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet gjermane pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letë- rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Gjermanisë.

Lexo edheKroacia merr vendim, ua rrit pensionet veteranëve të luftës
I dyshuari pas ekstradimit, iu është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë për vazhdim me procedurat e tjera ligjore.
Policia e Kosovës përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktiviteteve të tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.














