back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaLajmeGjermania i dëbon 26 emigrantë afganë

Gjermania i dëbon 26 emigrantë afganë

Të ngjajshme

Gjermania i ka dëbuar 26 emigrantë afganë, si pjesë e përpjekjeve të qeverisë për ta rritur numrin e azil kërkuesve refuzuar për t’u larguar nga vendi, pas një fluksi prej më shumë se 1 milion emigrantë që e vërshuan vendin në dy vitet e fundit.

Agjencia gjermane e lajmeve, DPA, raportoi se afganët mbërritën sot në Kabul, ku anëtarët e Ambasadës Gjermane atje dhe autoritetet afgane i aranzhuan akomodimet, para se të dëbuarit të dërgohen në shtëpitë e tyre provinciale, transmeton Express.

Shumica e tyre ishin të rinj, e disa nga ta kishin jetuar në Gjermani për disa vite.

Autoritetet gjermane dhe afgane vitin e kaluar e nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për dëbim, duke hapur rrugë për dëbime të reja këtë vit./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz