Vendimi i Hagës dhe propaganda e Serbisë, qysh e shtyu Beogradi vendimin dënues ndaj drejtuesve të UÇK-së?

Aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit u shndërrua menjëherë në shtyrje masive propagandeje në Serbi.
Dhomat e Specializuara të Kosovës shpallën të katërt fajtorë për krime lufte.
Thaçi dhe Krasniqi iu shkruan nga 25 vjet burgim, Veseli 18 vjet, ndërsa Selimi 13 vjet.
Ky vendim është thjesht i shkallës së parë.
Në të njëjtën kohë, Gjykata Speciale i liroi nga të gjashtë akuzat për krime kundër njerëzimit.
Sipas gjykatës, Prokuroria nuk dëshmoi përtej dyshimit të arsyeshëm ekzistencën e një sulmi të gjerë ose sistematik kundër popullsisë civile serbe.
Megjithatë, shteti i Serbisë e interpretoi vendimin më gjerë sesa kufijtë juridikë të çështjes.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm i Serbusë, Ivica Daçiq, e quajti atë “konfirmim të qartë, ndonëse të vonuar” të qëndrimeve të Serbisë për UÇK-në.
Ai propagandoi se vendimi dëshmon se UÇK-ja ishte “organizatë kriminale dhe terroriste” dhe se kishte rrëzuar narrativën për “luftë të drejtë çlirimtare”.
Por trupi gjykues, ndonëse vendimin për “krime lufte” e kishte skandaloz dhe ende s’e ka publikuar Aktgjykimin dhe provat, nuk ka dhënë një konstatim të tillë për UÇK-në si organizatë.

Lexo edheKonjufca dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite: Përbëjnë një përshkallëzim të rrezikshëm
Kryetari i panelit, Charles Smith, theksoi se çështja kishte të bënte me veprimet dhe përgjegjësinë e të akuzuarve.
“Ky rast nuk ka të bëjë me legjitimitetin e UÇK-së dhe synimin e saj për një Kosovë të pavarur”, deklaroi Smith.
Daçiq, megjithatë, goditi edhe lirimin nga akuzat për krime kundër njerëzimit, duke e quajtur atë “manovër politike skandaloze”.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq po ashtu mbajti konferencë për media për ta shfrytëzuar dënimin e Hagës për të trashur tregimin e Serbisë.
Drejtori i Zyrës serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, shkroi në drejtim të ngjashëm.
Edhe Milovan Drecun, ish-kryetar i Komisionit parlamentar serb për Mbrojtje dhe Punë të Brendshme, e quajti vendimin “vetëm pjesërisht të kënaqshëm.”
“Drejtësia është përmbushur pjesërisht. Jo plotësisht”, deklaroi Drecun, duke i dhënë aktgjykimit një interpretim më të gjerë politik për karakterin e UÇK-së.












