Konjufca dënon sulmet e Huthëve ndaj Arabisë Saudite: Përbëjnë një përshkallëzim të rrezikshëm
dp

Lexo edheOsmani në përvjetorin e vrasjes së Ahmet Krasniqit: Një shtet nuk pajtohet me heshtjen për të rënët

Përmes një postimi në rrjetin social X, Konjufca ka dënuar sulmet e vazhdueshme, duke përfshirë edhe tentativat për sulme ndaj Riadit dhe qytetit të shenjtë të Mekës.
“Sulmet e vazhdueshme të Huthive ndaj Arabisë Saudite, përfshirë tentativat për sulme ndaj Riadit dhe qytetit të shenjtë të Mekës, shënojnë një përshkallëzim të rrezikshëm, të cilin e dënojmë fuqishëm”, ka shkruar Konjufca.
Ai ka shprehur solidaritetin e Kosovës me Arabinë Saudite, ndërsa ka riafirmuar mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial të Mbretërisë.

Lexo edheOsmani në përvjetorin e vrasjes së Ahmet Krasniqit: Një shtet nuk pajtohet me heshtjen për të rënët
Konjufca gjithashtu ka bërë thirrje për ndaljen e sulmeve ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile, si dhe për respektimin e lirisë së lundrimit.
“Sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile duhet të ndalen, ndërsa liria e lundrimit duhet të respektohet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, ka deklaruar Konjufca