Breuer në krye të Komitetit Ushtarak të NATO-s, Zemaj: Do të jetë vlerë për rajonin

Astrit Zemaj, drejtor i Departamentit për Amerikë në MPJD ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas zgjedhjes së gjeneralit gjerman Carsten Breuer si kryesues i ardhshëm i Komitetit Ushtarak të NATO-s.
Sipas NATO-s, Breuer, aktualisht Shef i Mbrojtjes së Gjermanisë, do ta marrë detyrën në verën e vitit 2027, duke pasuar admiralin italian Giuseppe Cavo Dragone. Kryesuesi i Komitetit Ushtarak është oficeri më i lartë ushtarak i Aleancës dhe këshilltari kryesor ushtarak i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s.
Zemaj ka thënë se e njeh nga afër gjeneralin Breuer, me të cilin është takuar gjatë shërbimit të tij në Gjermani dhe NATO.
Ai ka theksuar se Breuer ka shërbyer edhe në Kosovë, si komandant i forcave gjermane të Brigadës Shumëkombëshe Jugperëndimore të KFOR-it në Prizren, raporton IndeksOnline.
Zemaj ka shprehur gjithashtu mirënjohje për admiralin Giuseppe Cavo Dragone, me të cilin ka punuar gjatë shërbimit në NATO.

Lexo edhe“Të jemi shumë, të jemi bashkë”, LKE u bën thirrje qytetarëve për protestën e sotme
“Partneriteti i fortë me NATO-n dhe perspektiva euroatlantike e Kosovës duhet të vazhdojnë të jenë ndër prioritetet tona strategjike”, ka shkruar Zemaj.
Ai i ka uruar Breuerit sukses në detyrën e re, duke vlerësuar se përvoja e tij në NATO dhe njohja me realitetin e Kosovës do të jenë të rëndësishme për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon.
Postimi i plotë:












