back to top
Sunday, August 17, 2025
BallinaLajmeAlbena Reshitaj tregon pse dha dorëheqje nga posti i ministres

Albena Reshitaj tregon pse dha dorëheqje nga posti i ministres

Të ngjajshme

87 vatra zjarri të regjistruara në Kosovë, 8 prej tyre ende aktive

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave bën të ditur se...

Amorim tregon arsyen pse nuk startoi me Onanan

Trajneri i Manchester Unitedit, Ruben Amorim ka treguar pas...

Mot i ndryshueshëm javën e ardhshme, reshje shiu e diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se...

Uran Ismaili në Keqekollë: Prishtina që funksionon duhet të përfshijë edhe fshatrat

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka vizituar...

Albena Reshitaj, e cila deri gjatë ditës së sotme drejtonte ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Përmes një postimi në Facebook, Reshitaj ka falënderuar Presidentin e AKR-së, Behgjet Pacolli, Kryeministrin Ramush Haradinaj “dhe të gjithë kolegët, me të cilët punuam së bashku”.

Ky është postimi i Reshitajt:

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Së pari dua të ju falendëroj për besimin, bashkëpunimin dhe në veçanti mbështetjen në rrugën tonë të përbashkët për përmirësimin e gjendjes së mjedisit në vend.

Me përgjegjësinë më të madhe e kam pranuar detyrën si ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, për t’i shërbyer vendit, qytetarëve dhe vizionit tonë të përbashkët për përmirësimin e gjendjes së mjedisit.

Gjatë kësaj periudhe, që nga marrja e mandatit tim, jam angazhuar në përmbushjen e objektivave tona të përbashkëta, për një mjedis të pastër, mbrojtjen e tij, burimeve ujore, biodiversitetit dhe krijimit të planifikimit të duhur hapësinor, gjithmonë duke respektuar ligjet e vendit.

Si ministre e MMPH-së, jam angazhuar për të shtyrë shumë procese dhe vendime përpara për të mirën e përbashkët.

Rruga jonë nuk ishte e lehtë, duke marrë parasysh të gjitha rrethanat, presionet e punës dhe sfidat.

Sot ka ardhur koha të ju falendëroj për përkrahjen dhe bashkëpunimin për gjatë gjithë këtyre muajve.

Njëkohësisht falënderoj Presidentin e AKR-së z. Behgjet Pacolli, Kryeministrin z. Ramush Haradinaj dhe të gjithë kolegët, me të cilët punuam së bashku.

Vullneti dhe përkushtimi im për t’i kontribuar vendit, mjedisit ku jetojmë dhe veprojmë, do të vazhdojë gjatë gjithë jetës sime.

Për shkaqe përsonale, sapo kam ofruar dorëheqjen time nga pozita e Ministres së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Ju faleminderit!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz