back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeGjendja e 17 vjeçarit nga aksidenti i djeshëm vazhdon të jetë kritike

Gjendja e 17 vjeçarit nga aksidenti i djeshëm vazhdon të jetë kritike

Të ngjajshme

Në aksidentin e rëndë që ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në hyrje të Prishtinës, konkretisht tek rrethrrotullimi në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë ka shpëtuar vetëm një person.

Rexhep Gjyliqi nga Klinika Intensive në QKUK ka thënë në një prononcim për Arbresh.info se i lënduari është në gjendje kritike dhe se ai ka pësuar disa lëndime serioze.

“Gjendja e të lënduarit ende është kritike. Pacienti me inicialet Q.A i lindur në vitin 2000 është pranuar në orën 3:00 të mëngjes me lëndime të rënda sidomos lëndimet janë të shprehura në pjesën e gjoksit dhe disa brinjë. Gjendja e pacientit është e rëndë por është në kontroll, është duke fjetur me barna dhe pritet në vazhdim evaluimi i mëtutjeshëm”, ka thënë Gjyliqi.

Në aksidentin që ka pësuar mbrëmë vetura Audi me targa gjermane kanë mbetur të vdekur 4 persona, 2 meshkuj dhe 2 femra.

Nuk dihen ende rrethanat që kanë quar deri te aksidenti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz