Gjendet një 30 vjeçar i vdekur në Pejë
BILLI
Lexo edheJa edhe sa ditë ka kohë të formohet Qeveria sipas Kushtetutës
Në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë është gjetur një person pa shenja jete.
Lajmin për Gazeta Blic e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Ka ndodhë një rast në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë sot rreth orës 10:15. Policia e Kosovës është informuar për këtë rast, një person është gjetë pa shenja jete; këtë e ka konstatu ekipi mjekësor. Rasti momentalisht është duke u cilësu si hetim i vdekjes”, ka thënë Rugova.

Lexo edheJa edhe sa ditë ka kohë të formohet Qeveria sipas Kushtetutës
Rugova ka bërë me dije se viktima është rreth 30 vjec./Gazeta Blic/