Gjendet në thes të bërllokut kufoma e plakës 85 vjeçe

Në fshatin Haute-Nendaz të Kantonit Valis, policia ka gjetur të dielën në një thes të hedhur në një konteiner mbeturinash trupin e një gruaje të vdekur.
Kufomën e ka zbuluar një person i tretë rreth orës 16 të pasdites së djeshme, i cili ka njoftuar policinë, shkruan 20minuten.ch.
Merret vesh se bëhet fjalë për një plakë 85 vjeçare

Lexo edhe1 milion euro për këdo që ofron informata për vrasësin e gazetares hulumtuese
Vendi ku është gjetur kufoma është siguruar dhe bllokuar, ka njoftuar të hënën Policia Kantonale e Valisit, transmeton albinfo.ch. Rrethanat e vdekjes janë ende të paqarta ndërsa viktima nuk është identifikuar akoma nga ana formale.
Gazeta “Le Matin” flet për një dramë familjare ku mund të jenë implikuar dy vajzat e gruas të cilat jetojnë në Kantonin Vaud. Por policia ende nuk ka dalë me ndonjë koment rreth kësaj.














