Një person i moshës 73 vjeçare është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Prizren ku po jetonte i vetëm.
Policia tha se vdekjen e tij e ka konfirmuar mjeku që ka qenë në vendin e ngjarjes, ndërsa hetimet po vazhdojnë për këtë rast.
“Sot, më datë 10.07.2025, rreth orës 12:51, Policia e Kosovës ka pranuar informatën nga Emergjenca se në rrugën “Janina” në Prizren, në një shtëpi është gjetur një person pa shenja jete. Sipas raportimeve, personi i vdekur është M.G., i lindur më 1952, nga Prizreni, i cili ka qenë duke jetuar i vetëm në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku që ka qenë në vendin e ngjarjes”, tha policia.
Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë relevante policore, të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore. Është njoftuar Prokurori Publik i Shtetit për rastin, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prizren për autopsi.
Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.