Muhamed Bala i moshës 17 vjeçare është raportuar sot i zhdukur nga familja e tij.
Ai është gjetur sot, ka njoftuar drejtoresha e Emergjencave në Komunën e Mitrovicës, Fitore Mehmeti Behrami.
Ajo shpreh falënderim të sinqertë për të gjithë ata që ndihmuan, shpërndanë njoftimin dhe u angazhuan në çdo mënyrë, duke vlerësuar mbështetjen e jashtëzakonshme të treguar.
“Një falënderim i veçantë u drejtohet Qendrës Operative 112, Policisë së Kosovës, zjarrfikësve, vullnetarëve të kërkim-shpëtimit, si dhe të gjithë vullnetarëve të tjerë për përkushtimin dhe ndihmën e tyre të madhe”, tha ajo. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: