BallinaLajmeBerisha shfajësohet për bllokadën e Presidentit: Nëse vendi shkon në zgjedhje nuk...

Berisha shfajësohet për bllokadën e Presidentit: Nëse vendi shkon në zgjedhje nuk është faj i PLE-së – Koha të reflektojmë në interes të Kosovës

Të ngjajshme

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Parta Liberale Egjiptiane, Veton Berisha ka shkruar në lidhje me situatën politike në të cilën ndodhet Kosova.

Ai ka thënë se nesër në ora 23:59, përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit, dhe nëse nuk ka marrëveshje apo kandidat konsensual deri në këtë kohë, Kuvendi shpërbëhet dhe vendi shkon në zgjedhje.

Për këtë situatë, ai ka thënë se nuk është si rezultat i fajit të Partisë Liberale Egjiptiane.

“Nuk ka asnjë kuptim që, në një kohë kur i gjithë populli i Kosovës – veçanërisht komuniteti egjiptian dhe komunitetet tjera – presin që të bëhen punë të mira për ta, ne të përfundojmë sërish në zgjedhje, të cilat nuk garantojnë zgjidhje. Andaj, është koha për reflektim, në interes të vendit dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz