BallinaLajmeTrump për incidentin me të shtënat: I dyshuari, një person i sëmurë!...

Trump për incidentin me të shtënat: I dyshuari, një person i sëmurë! Kishte shkruar një manifest “shumë antikristian”

Të ngjajshme

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se personi i dyshuar për incidentin me armë gjatë darkës së korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë kishte shkruar një manifest “shumë antikristian”.

Në një intervistë telefonike për emisionin “The Sunday Briefing” në Fox News, Trump bëri të ditur se i dyshuari, i cili tentoi të hynte i armatosur në sallën ku po zhvillohej aktiviteti, u neutralizua nga forcat e rendit dhe nuk arriti të depërtojë në ambient.

“Bëhet fjalë për një person të sëmurë, që ka ushqyer shumë urrejtje për një kohë të gjatë. Ai kishte shkruar një manifest shumë antikristian. Kur ta lexoni, do të kuptoni se urren të krishterët”, u shpreh Trump.

Sipas presidentit amerikan, edhe familja e të dyshuarit ishte në dijeni të problemeve të tij. “Është një person dukshëm i trazuar mendërisht. Besoj se motra apo vëllai i tij kishin shprehur shqetësime, madje edhe pranë autoriteteve”, tha ai.

Trump shtoi se familjarët mund të kishin reaguar më herët dhe më fort për situatën.

Në eventin ku ndodhi incidenti merrnin pjesë vetë Trump, bashkëshortja e tij Melania, si dhe shumë zyrtarë të lartë të administratës amerikane. /Panorama

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz