BallinaSportFFK reagon ndaj deklaratave të fundit: Zero tolerancë ndaj manipulimit të ndeshjeve

FFK reagon ndaj deklaratave të fundit: Zero tolerancë ndaj manipulimit të ndeshjeve

Të ngjajshme

Pa trajner? S’ka problem! Chelsea kalon në finale të FA Cup

Enzo Fernandezi shënoi me kokë në pjesën e parë...

Haxhiu shpreh solidaritet me popullin amerikan pas sulmit në Uashington

U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Albulena Haxhiu,...

Presidenti i Interit flet pas skandalit të Rocchit: Nuk jemi të përfshirë

Presidenti i Interit, Beppe Marotta, këmbëngul se klubi është...

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka reaguar pas deklaratave të fundit të disa zyrtarëve të klubeve në rrjetet sociale, duke theksuar përkushtimin maksimal për ruajtjen e integritetit të garave dhe transparencën ndaj opinionit publik.

Në një njoftim zyrtar, FFK bën të ditur se monitorimi i ndeshjeve është proces i vazhdueshëm dhe përfshin jo vetëm institucionet brenda federatës, por edhe mekanizma ndërkombëtarë të angazhuar nga UEFA, të cilët analizojnë çdo ndeshje për çështje që lidhen me integritetin.

Brenda federatës funksionon Komisioni i Integritetit të Garave, i cili për çdo ndeshje angazhon përfaqësues për mbikëqyrje dhe raportim të çdo situate potenciale që mund të cenojë ndershmërinë sportive.

FFK thekson se nuk do të tolerojë asnjë formë të manipulimit apo ndikimit të paligjshëm në rezultatet e ndeshjeve. Në lidhje me deklaratat publike të zyrtarëve të klubeve, federata ka paralajmëruar se do t’i trajtojë ato me seriozitet të plotë dhe, në përputhje me rregulloret në fuqi, do të iniciojë procedura disiplinore.

Në këtë proces do të përfshihen edhe institucionet relevante, përfshirë Policinë e Kosovës dhe organet përkatëse shtetërore, të cilat tashmë janë njoftuar për rastin.

Po ashtu, FFK konfirmon se është në komunikim të vazhdueshëm me mekanizmat e UEFA-s, ndërsa ndeshjet në fjalë kanë qenë dhe mbeten nën monitorim.

Federata rikujton se shpesh deklarata të tilla mund të qarkullojnë për arsye të ndryshme, përfshirë dëmtimin e imazhit të klubeve apo të futbollit në përgjithësi. Për këtë arsye, FFK u bën thirrje të gjithë atyre që kanë pretendime publike që t’i paraqesin ato pranë organeve kompetente, duke ofruar prova konkrete.

Sipas FFK-së, vetëm në bazë të dëshmive të qëndrueshme mund të ndërmerren veprime konkrete dhe të garantohen procese të drejta.

Federata paralajmëron masa të rrepta për çdo individ apo klub që vërtetohet se është i përfshirë në manipulim të ndeshjeve, deri në përjashtim nga të gjitha garat, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe rregulloret vendore e ndërkombëtare.

Gjithashtu, theksohet se klubet që synojnë pjesëmarrjen në garat ndërkombëtare janë nën monitorim të vazhdueshëm, pasi UEFA nuk lejon përfshirjen e ekipeve që cenojnë integritetin e garave.

Në fund, FFK fton çdo person që posedon informata të besueshme për raste të tilla që t’i paraqesë ato pranë organeve kompetente, përfshirë Prokurorinë e Shtetit, duke nënvizuar rëndësinë e dëshmive të drejtpërdrejta nga akterët e përfshirë në ndeshje.

Federata e Futbollit e Kosovës mbetet e përkushtuar për zhvillimin e një futbolli të drejtë, transparent dhe në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz